Krimi në familje, reagon Llalla: Dënim maksimal për këdo kriminel

2015-08-21 0

TIRANE- Pas ngjarjeve ku krimi në familje dhe dhuna ndaj grave ka njohur përmasa alarmante, ka reaguar dhe prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i cili kërkon dënimin kapital për cilin do autor të këtyre ngjarjeve.

"Ditët e fundit ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj autorëve të dyshuar nga Gjykata janë vendosur masat e sigurisë "Arrest me burg". Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cënon jetën, pronën, rendin dhe sigurinë. Në këtë mënyrë do të vijojë të forcohet efikasiteti iu luftës kundër krimit", theksoi kryeprokurori Llalla.

Ndërsa po sot në Prokurorinë e përgjithshme është zhvilluar dhe një takim ndërmjet kryeprokurorit dhe këshillit të prokurorëve. Ky këshill pritet të vlersojë disa prej kandidaturave që do të propozohen për postet drejtuese në krye të Prokurorisë së Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Aktlualisht për këto pozicione konkurojnë 11 kandidatë, 5 për Tiranën, 4 për Durrësin, 4 për Fierin, 2 për Shkodrën dhe 4 për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.