Yzberishti pa ujë prej dy javësh, banorët: Do protestojmë

2015-08-21 1

Banorët e Yzberishtit në periferi të kryeqytetit, veç të nxehtit të kësaj vere duhet të përballen edhe me mungesën e ujit. Prej më shumë se dy javësh ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për shkak të ndërprerjes nga Ujësjellës Kanalizimi i Tiranës.

Një situatë, sipas tyre, e ngjashme me periudhën e mesjetës.

Në rast se problemi i tyre nuk gjen zgjidhje, banorët e Yzberishtit paralajmërojnë se do të protestojnë derisa t'u sigurohet furnizimi me ujë.

Free Traffic Exchange