Zvicra mbron Liqenin e Prespës

2015-08-21 0

Liqeni i Prespës, simbol për bukuritë natyrore të Maqedonisë, do të ruhet nga dëmet dhe ndotjet. Ky ekosistem, si një nga më të vjetrit në botë, është preh e vazhdueshme e ndotjes së ujit nga mbeturinat e bujqve dhe pesticidet që ata përdorin në bimësi, vreshta e pemë. Për këtë shkak është formuar një projekt afatgjatë, me donacion nga ambasada zvicerane, që do të stimulojë ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj pike turistike. Prespa është habitat i më shumë se 2000 lloje shpendësh të cilat rrezikojnë shfarosjen dita ditës.

"Një nga rajonet që prej kohësh ka përkrahjen tonë, është rajoni i Liqenit të Prespës. Me financim të qeverisë zvicerane dhe punës së përkushtuar të UNDP, së bashku me komunën e Resnjës, mundohemi që t'i përmirësojmë kushtet e jetesës së popullatës vendase,por duke e ruajtur kështu edhe bukurinë e vendit dhe shumëllojshmërinë e tij biologjike", tha Stefano Lazaroto, ambasador i Zvicrës.

Sipas ministrit të ambientit jetësor Abdilaqim Ademi, ky projekt do të stimulojë turizmin por edhe jetën e vendasve, të cilët do të kenë një jetë më të shëndoshë dhe më të mirë.

"Projekti për mbrojtje të Liqenit të Prespës dhe mjetet financiare vinë në kohën e duhur. Me vlerën e përgjithshme 6 milion e 300 mijë franga zvicerane, ky projekt ka potencial që në mënyrë të konsiderueshme ta nxis zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, duke vërtetuar në mënyrë të qartë faktin se pa mbrojtjen adekuate të vlerave natyrore, nuk mund të zhvillohet ekonomia lokale dhe ajo rajonale", u shpreh Abdilaqim Ademi, ministër i Ambientit Jetësor.

Ky projekt duhet të zbatohet për 6 vjet, dhe synon rritjen e ndërgjegjes qytetare të banorëve vendas për ruajtjen e ambientit. Po ashtu, për herë të parë, në kuadër të këtij projekti, do të ndërtohet edhe një sistem për monitorimin dhe pastrimin e liqenit. Ferikan Iljazi

Free Traffic Exchange