Durrës, kapet arsenal armësh arrestohen dy të rinj

2015-08-21 2

DURRES- Kapet në Durrës një arsenal armësh të llojeve dhe kalibreve të ndryshme.

Armët janë gjetur në banesën e një 27-vjeçari në lagjen numër 13 në qytetin bregdetar, i cili u vu në pranga pak orë pas ngjarjes.

Ndërkohë, policia njoftoi se një arsenal i dytë u kap në Hamallaj të Durrësit dhe është vënë në pranga 26-vjeçari Hajri Qyra.

Arsenali i dytë u gjet në bagazhin e një makine pa targa, në banesën e 26-vjeçarit dhe sipas policisë, sasia e armëve ka lidhje me arsenalin e sekuestruar në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.

Free Traffic Exchange