Krimi, Hysi: Duhet një Kod i ri Penal Luarasi: Të rritet ndihma për gratë

2015-08-21 1

TIRANE- Ndonëse Kodi Penal ka pësuar një sërë ndryshimesh më të fundit, këto të bëra vetëm pak muaj më parë në Parlament, nuk kanë sjellë uljen e numrit të krimeve, përkundrazi vetëm në një javë 3 femra kanë mbetur viktima.

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, njëherësh anëtare e Komisionit të Ligjeve e cila ka punuar për ndryshimet në Kod, është shprehur se do të ishte e nevojshme për një Kod të ri Penal pasi sipas saj amendimet e herë pas hershme kanë krijuar zhballancim te masave te dënimit.

"Politika penale e orientuar ka qenë e gabuar. Nuk mund të shihet si zgjidhje e vetme ashpërsimi i dënimit me burgim, aq më tepër kur nuk parandalohen faktorët që shtyjnë krimin në familje, si juristët që kemi nevojë për një Kod të ri Penal, pasi ndërhyrjet në Kod Penal janë aq të shumta saqë kanë prishur balancën midis peshës që ka rrezikshmëria shoqërore e një vepre dhe dënimeve të dhëna. Dhe padyshim këtu, rolin kryesor e ka policia, por jo vetëm policia sepse duhet të shkundet drejtësia. Ka nevojë që drejtësia të funksionojë, por dhe një sërë institucionesh të tjera", tha Hysi.

Ndërsa ka berë apel instiucioneve që në këtë fazë tranzicioni të ushtrojnë detyrën e tyre, Hysi ka shtuar se Partia Socialiste do të ndërmarrë masa parandaluese, të cilat janë mjaft të rëndësishme për uljen e kriminalitetit.