Ndërtimi i një fabrike për riciklimin e mbetjeve të plastikës në fshatin Pluk të komunës Golem, në rrethin e Lushnjës ka sjellë protestën e banorëv të fshatit.
Nisja e punimeve ka habitur edhe pjesëtarët e Këshillit të Komunës, të cilët shprehen së Këshilli nuk e ka miratuar ndërtimin e kësaj fabrike, pasi ajo ndodhet shumë pranë banesave.
Sipas kreut të këtij këshilli, Xhelal Vrapi ,dhe këshilltarit, Ilmi Ahmetaj, kreu i komunës Golem, Beqir Sulovari, në bashkëpunim me kryeplakun e fshatit, dhe në kundërshtim të hapur me ligjin kanë dhënë lejen për nisjen e punimeve.
Banorët e fshatit Pluk kanë firmosur edhe një peticion ku kërkojnë ndalimin e mënjëhershëm të punimeve, pasi në rast të kundërt nuk do lejojnë vijimin e tyre.