Analistët: Për çdo krizë, politika kërkon zgjedhje

2015-08-21 0

Është bërë e modës tashmë për qeverinë, që në çdo situatë krize politike, të kërkojë shpëtimin tek zgjedhjet e parakohshme, e pastaj të dalë me deklaratat se jemi më të fortët, e sërish fituam. Kështu i komentojnë zërat për zgjedhje të mundshme analistët Alajdin Demiri dhe Jove Kekenovski. Këto zëra u intensifikuan pas ftohjes së raporteve brenda koalicionit qeveritar, mospajtimeve të brendshme të cilat po dalin gjithnjë e më shpesh në dukje. Kekenovski dhe Demiri pranojnë se përveç problemeve të brendshme, nuk duhet mohuar as presioni i ndërkombëtarëve drejt gjetjes së një kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

"Në rast se kthehemi pak mbrapa, do shohim se pikërisht atëherë kur e kemi pritur më së pakti, janë shpallur zgjedhje. Mund të ndodhë që, në rast se raportet në koalicionin qeveritar ashpërsohen më tej, të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjë që nuk e përjashtoi as kryeministri në deklaratën e tij, megjithatë.. mendoj se për momentin është më objektive që të presim mbajtjen të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njëkohësisht me ato presidenciale, vitin e ardhshëm", u shpreh Jove Kokenovski, analist politik.

"Unë nuk besoj se ftohja mes partnerëve të koalicionit është serioze. Më tepër i ngjan një ftohjeje të planifikuar posaçërisht kur bëhet fjalë për veprimet diplomatike që BDI-ja ia ngarkoi pa nevojë vetes...Më tepër është raporti i fuqisë i partive politike në pozitë, menjëherë pas zgjedhjeve lokale në të cilat testuan fuqinë e vetë dhe ajo, është jashtëzakonisht e volitshme për ta. Nga ana tjetër, kur shihet se opozita është në këtë gjendje si është. Në një mënyrë kohë nuk ka, opozita maqedonase që të rimëkëmbet dhe vështirë që do të rimëkëmbet, për arsye të ndryshimeve që u bënë. A nga ana tjetër opozitë shqiptare nuk ka, ajo nuk funksionon, nuk është e gjallë. Duke i pas parasysh këto komponentë, mendoj se këtë vit, ndoshta jo, por fillimi, ose pranvera e vitit të ardhshëm mund të jetë elektorale", deklaroi Alajdin Demiri, analist politik.

Një ditë më parë kryeministri Nikolla Gruesvki u shpreh se nuk është për zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse do të imponohej ndonjë situatë e tillë që do ta detyronte atë. Nga ana tjetër, për kreun e opozitës, në zgjedhje mund të shkohet por jo pa inkorporuar rekomandimet e OSDBE-ë në kodin zgjedhor. Edhe BDI-ja e Ahmetit këmbëngul se nuk është koha për zgjedhje, por për zgjidhjen e çështjes së emrit. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange