Itali, i sapodalë nga burgu, shqiptari kërcënon ish të fejuarën

2015-08-21 4

Itali - Meshkujt shqiptarë nuk ndalen nga dhuna që ushtrojnë mbi gratë, të dashurat, dhe të fejuarat e tyre!!! Dhe pse në pak ditë janë 3 viktima në Shqipëri nga dora vrastare e bashkëshortëve, raste të ngjashme janë të shumta dhe nga shqiptarët në emigrim.

Policia italiane në qytezën e Gela-s në rajonin e Sicilisë ka arrestuar Malvin Bodinakun, 22 vjecarin shqiptarë për të cilin prokuroria kishte firmos një urdhër arresti!

Bodinaku është një person i klasifikuar me precedent penal për dhunën ndaj femrave, ku pak kohë më parë është arrestuar me të njëjtën akuzë pasi ka kërcënuar dhe rrëmbyer të fejuarën me iniciale S.K

Ditët e qëndrimit në paraburgim si kanë vlejtur aspak që ai të ndryshojë sjellie dhe sapo ka dalë në liri, ka vazhduar me Stalkind ndaj ish të fejuarës duke e kërcënuar me SMS dhe telefonata se do ta vriste dhe rrëmbente sërisht.


Ngjarja ka alarmuar karabinierët e Gelas të cilët nuk kanë nguruar ta vënë menjëherë në pranga të riun shqiptar, i cili tanimë ka një situatë të rënduar përballë drejtësisë pasi ka përsëritur veprën penale të dhunimit, ngacmimit dhë përndjekjes të një femre!