INDI - Të paktën 22 fëmijë të fillores kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë të sëmurë rëndë pasi kanë ngrënë një drekë të prishur në shkollën e tyre në një fshat të shtetit Bihar të Indisë. Helmimi ka ndodhur në një shkollë shtetërore.
Bihar është një nga shtetet më të varfër dhe më të populluar të Indisë. Një hetim i gjerë ka nisur nga autoritetet përkatëse dhe 3370 USD janë vënë në dispozicion të familjeve, që u vdiqën fëmijën, si kompensim. Babai i një fëmijë të sëmurë, Raja Yadav, tregoi se djali i tij kishte të vjella pas kthimit nga shkolla dhe ai kishte nxituar për në spital.
Një program në Indi afron ushqim falas për fëmijët në shkolla, me qëllimin që të rrisë frekuentimin, por shpesh ai ka probleme me higjienën e dobët. Tashmë ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa nga fëmijët, të gjithë nën moshën 12 vjeçare, janë sëmurë në gjendje kritike.
Në një vend ku gati gjysma e fëmijëve janë të kequshqyer dhe të luftojnë për të shkuar në shkollë, programi që u afron fëmijëve një vakt ushqimor falas është një mjet për të luftuar urinë dhe analfabetizmit.
Ekonomistët besojnë se ky program rrit regjistrimin në shkollat ??fillore dhe eliminon urinë; u mundëson fëmijëve nga klasa të ndryshme dhe prejardhje të shtresave të ndryshme, të ndajnë një vakt ushqimor sëbashku dhe të varrosin paragjykimet sociale
Ministri i Shtetit, Shahi, i tha BBC-së se nga një hetim paraprak, u mësua se ushqimi ishte i kontaminuar me organo-fosfor. "Mjekët janë të mendimit se ushqimi përmbante organo-fosfor, e cila është një substancë helmuese," tha ai. - "Tani hetuesit duhet të zbulojnë nëse fosfori ishte aksidental apo i qëllimshëm."