Tom Doshi dhe Mark Frroku, 6000 euro për të plagosurit e Pukës

2015-08-21 0

TIRANË - Dy deputetët e qarkut të Shkodrës, Tom Doshi i Partisë Socialiste dhe Mark Frroku i Partisë Kristian-Demokrate janë interesuar për shëndetin e dy familjeve të plagosura dje në Pukë nga maskat, duke i ndihmuar ata financiarisht për kurimin.

"Kontaktova me Spitalin Amerikan dhe një kirurg turk e mori përsipër që t'i shpëtojë krahun fëmijës, pasi i ka mbetur një arterie e padëmtuar. U desh një pagesë prej 6000 euro, që e bëmë bashkë me Markun", u shpreh në kamerën e "A1 Report" deputeti dhe biznesmeni i njohur Tom Doshi për fatin e vogëlushit 5-vjeçar, njëri nga 5 pjesëtarët e familjeve Kopani dhe Xhaferri, të cilët u plagosën në Qafë Qelë gjatë një tentative grabitje, ndërsa udhëtonin me automjet nga Puka drejt Shkodrës. Eris Xhaferri pas plumbit të marrë në krahë rrezikon ta humbë atë.

Doshi ka shtuar se "i kërkoi spitalit dhe mjekëve të tregoheshin humanë, që edhe 4 të plagosurit e tjerë të kuroheshin aty", pasi tek Spitali Ushtarak plagët e të sëmurëve kishin filluar të qelbëzoheshin dhe medikamente nuk kishte. "Spitali i mori përsipër dhe po bëhet transporti i tyre në spitalin amerikan", shtoi Doshi.

Free Traffic Exchange