Sarandë, dhëndri vret me levë vjehrrin 91-vjeçar, plagos vjehrrën

2015-08-21 2

KARAHAGJ (SARANDË) - Dhëndri 62-vjeçar godet për vdekje vjehrrin 91-vjeçar dhe plagos në gjendje të rëndë vjehrrën 83-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Karahaxh të Sarandës, ku dhëndri, Kristo Gjino ka goditur me levë në kokë disa herë vjehrrin e tij, Jani Koka, si dhe vjehrrën Lefteri Koka, edhe kjo e dhunuar nga dhëndri me mjete të forta, pasi ka parë skenën dhe ka përkrahur bashkëshortin e saj.

Tashmë ajo gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Nga burimet policore mësohet se 91-vjeçari ka vdekur në vend, pasi ka pësuar hemoragji në pjesën e majtë të kokës. Konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Free Traffic Exchange