Vlorë, kapen 1.2 ton kanabis arrestohen 2 poseduesit

2015-08-21 9

Vlorë - Mbi një ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Vlorës, si dhe përfunduan në pranga dy poseduesit e saj. Në kuadër të operacionit të koduar "Start 2" policia sekuestroi në total 1 ton e 200 kg drogë si dhe u arrestuan në flagrancë erjon Nanaj 25 vjec dhe Enio Limushaj 23 vjec, të dy banues në Vlorë, ndërsa u shpall në kërkim një person i tretë. Droga u kap mbrëmë në në aksin rrugor Peshkëpi -- Drashovicë të rrethit të Vlorës.

"Është bërë e mundur sekuestrimi prej 1 ton e 200 kilogramë lëndë narkotike marihuanë si dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, konkretisht shtetasi Erjon Nanaj, vjeç 25 dhe Enio Limushaj banues në Vlorë si dhe është shpallur në kërkim një person i tretë.

Në aksin rrugor Peshkpi-Drashovic në rrethin e Vlorës efektovat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të mbështetura nga forcat special FNSH Fier kanë bërë të mundur kapjen e automjetit tip furgon "Mercedes" brenda të cilit ndodhej sasia e 1 ton e 200 kilogramë Kanabis Sativa, në drejtimin e të cilit ishin dy shtetasit e më sipërm. Dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej drejt Italisë", tha Drejtori i Policisë së Vlorë, Artan Cuku.