Gjirokastër - Gjirokastra ka mbushur plot 8 vjet nga hyrja e saj në listën e trashëgimisë botërore kulturore UNESCO. Një rradhë aktivitetesh kulturore si ekspozita arkitekture, panair kulinarie e artizanati janë çelur mbrëmë në qytetin e gurtë. Për herë të parë Gjirokastra ka festuar natën e bardhë me një kocert koncerti festiv organizuar nga deputeti Erjon Veliaj.
Një ekspozitë me foto arkiteture nga 5 vende të Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë ka çelur siparin e aktiviteteve në 8 vjetorin e hyrjes së gjirokastrës në UNESCO. Artan Shkreli organizator i koleksionimit dhe ekspozimit të imazheve arkitekturore ballkanike tha se Gjirokastra është vendi ideal për të ekspozuar këto vlera.
"Vendi i saj gjeografik duhet të ishte patjetër Gjirokastra, nuk kishte ku të ishte tjetër. Bëhet fjalë për një përmbledhje fotografish nga monumente të ndryshme të Ballkanit, ku flitet për godina të cilat janë ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane, qofshin këto xhami, qofshin kështjella, qofshin sinagoga, qofshin kisha katolike ose kisha ortodokse.
Ideja e kësaj ekspozite është që popujt e Ballkanit, ka patur periudha të historisë ku kanë jetuar në harmoni të madhe pavarëisht diversitetit kulturor dhe diversitetit fetar religjoz që kanë patur", tha arkitekti Shkreli.
Aktivitetet kanë vijuar me një ceremoni që përkujtonte 8 vjetorin e hyrjes në UNESCO. Kreu i bashkisë Flamur Bime është shprehur se në 8 vjet Gjirokastra ka bërë përpjejkje për të harmonizuar trashëgiminë me turizmin.
"Pranimi 8 vite më parë i Gjiorkastrës në UNESCO, përveç se filloi një epokë e re për qytetin nisi edhe procesi pakthyeshëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe vlerave të bujarisë të qytetërimit shqiptar, të traditave e të zakoneve të një populli fisnik të shtruara këto në sofrën e madhe të mikëpritjes gjirokastrite, të mikëpritjes turistike", përfundoi kryebashkiaku Bime.
Përgjatë mbrëmjes festive, Bashkia e gjirokastrës ka nderuar me tituj nderi personazhe të qytetarisë gjirokastrite të cilët kanë kontribuar në ngritjen e vlerave të qytetit muze. Më pas Nata e Bardhë e organizuar në kështjellën e qytetit, ka mbledhur mijera te rinj e të reja të cilët i janë bashkuar ritmeve te xhazit, bluzit dhe muzikes alternative që përcollen grupet kosovare dhe ato shqiptare.