TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri i zgjedhur nga votat e 23 qershorit, Edi Rama priti sot dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në selinë e Partisë Socialiste. I pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu.
Takimi i nisur rreth orës 17:00 dhe zgjati rreth një orë. Pas tij, Arvizu dhe shefi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark C. Crawford iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Shefi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark C. Crawford tha se ka ofruar mbështetje për administratën e re, një këshill konsultimi të biznesit. Do ishte mirë, që biznesi të kishte takime direkte jo vetëm me kryeministrin, por edhe me ministra. Do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet.
Ndërsa ambasadori Arvizu theksoi fillimisht se "zoti Rama e bëri shumë të qartë, që ai do të punojë ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me ShBA-të dhe ofruam mbështetjen e plotë, asistencën me praktikat më të mira të punës", duke shtuar edhe që "ky është vend sovran".
"Kam besim se zoti Rama dhe Meta, që do t'i përgjigjen asaj për të cilën votuan votuesit. Presim me kënaqësi të punojmë me këtë qeveri", theksoi Arvizu.
Ai më tej tha edhe që, "dhamë këshilla për biznesin, por kjo mund të bëhet në çdo fushë".
"Transaprencë në çdo fushë, kredibilitet dhe parashikueshmëri dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA-të presin", mbylli fjalën e tij Arvizu.