ELBASAN - Elbasani mbipopullohet nga plehrat dhe ky fakt është tashmë i dukshëm. Duke qenë se tani jemi në stinën e verës, përmasat e një epidemie janë të mundshmë nga mospastrimi i plehrave në qendër të qytetit të Elbasanit.
Sipas qytetarëve, ky shqetësim është i përditshëm dhe duhet të merren masa në mënyrë urgjente për pastrimin e qytetit nga mbeturinat urbane. Pamjet janë marrë në rrugët kryesore të qytetit dhe pranë shtëpive dhe rrugëve të banuara.
Televizioni "A1 Report" pyeti qytetarët për shqetësimin, që kanë për mbipopullin e plehrave dhe si duhet zgjidhur ky problem? Të gjithë qytetarët elbasanas njëzëri apelojnë, që pastrimi i plehrave duhet të bëhet së paku një herë në ditë por, tani që është verë, ky pastrim duhet të bëhet edhe dy herë në ditë.