PS, thirrje Imamit: Lëri zullumet me pronat e ushtrisë në Ksamil

2015-08-21 4

Shitja abuzive e pronave të ushtrisë, veçanërisht në zonat bregdetare dhe shumë të lakmueshme të vendit, si Ksamil e Babicë nën vlerën e tregut, nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, është denoncuar me forcë sot nga Partia Socialiste.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj, në një deklaratë për shtyp, i ka bërë thirrje sot ministrit Imami dhe qeverisë "Berisha" që të mos shesin pronat shtetërore me çmime të lira në këto momente kur duhej të merrej me transferimin e pushtetit.

"Arben Imami duket i vendosur ta çojë deri në fund zullumin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes duke nxjerrë në ankand një numër pronash të Ushtrisë Shqiptare. Në ankandin e datave 16 dhe 17 korrik, ky ministër ka nxjerrë në shitje me një çmim ndjeshëm nën vlerën e tregut, disa prona në zonat më të lakmueshme turistike të vendit, siç është për shembull një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë në Ksamil e nxjerrë në shitje me një çmim fillestar prej 12 milion lekësh apo një truall prej 625 metrash katrorë në Babicë për vetëm 2 milionë lekë. Prandaj e përsërisim sot edhe njëherë thirrjen, së pari, për vetë Arben Imamin që të tërhiqet nga çdo akt abuzimi me pronën publike,"- theksoi ajo. Shitja abuzive e pronave të ushtrisë, veçanërisht në zonat bregdetare dhe shumë të lakmueshme të vendit, si Ksamil e Babicë nën vlerën e tregut, nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, është denoncuar me forcë sot nga Partia Socialiste.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj, në një deklaratë për shtyp, i ka bërë thirrje sot ministrit Imami dhe qeverisë "Berisha" që të mos shesin pronat shtetërore me çmime të lira në këto momente kur duhej të merrej me transferimin e pushtetit.

"Arben Imami duket i vendosur ta çojë deri në fund zullumin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes duke nxjerrë në ankand një numër pronash të Ushtrisë Shqiptare. Në ankandin e datave 16 dhe 17 korrik, ky ministër ka nxjerrë në shitje me një çmim ndjeshëm nën vlerën e tregut, disa prona në zonat më të lakmueshme turistike të vendit, siç është për shembull një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë në Ksamil e nxjerrë në shitje me një çmim fillestar prej 12 milion lekësh apo një truall prej 625 metrash katrorë në Babicë për vetëm 2 milionë lekë. Prandaj e përsërisim sot edhe njëherë thirrjen, së pari, për vetë Arben Imamin që të tërhiqet nga çdo akt abuzimi me pronën publike,"- theksoi ajo.

Free Traffic Exchange