Prej sot, gjatë dy muajve të ardhshëm, të punësuarit në kompanitë Telekomi i Maqedonisë dhe T-Mobile do të mund ta lëbë vullnetarisht punën. Si kompensim do të marrin maksimumi deri në 30 mijë euro. Kush dhe sa do të marrë, kjo do të jetë individuale, si dhe në varësi të 3 faktorëve. Së pari është stazhi i punës në kompanitë respektive, së dyti është mosha dhe së treti, përfitimet që kanë pasur nga kompanitë. Këto tre kushte janë kumulative, që do të thotë se plotësojnë njëri-tjetrin. Nga Telekomi i Maqedonisë shpjeguan sot se shifra optimale e personave që duhet të braktisin vullnetarisht punën është 300 persona. Megjithatë, kompania mban të drejtën që të vendosë lidhur me ata që duhet të largohen dhe cilët jo. Ky reduktim vullnetar punonjësish arsyetohet me ristrukturimin e kompanive, për të qenë më konkurrente dhe për të ofruar shërbime më të mira. Nga Telekomi i Maqedonisë shpjegojnë se kjo ofertë për largim vullnetarë ka edhe pëlqimin e sindikatën. Kompanitë thonë se për momentin nuk ka rrezik që gjatë procesit të ristrukturimit, një pjesë e të punësuarve të shpallen tepricë teknologjike, por në të ardhmen kjo gjë nuk përjashtohet. Oferta për largim vullnetar zgjatë 2 muaj, ndërsa më pas, kushtet nuk, vlejnë më. Drejtues të kompanive dhe sindikatës, pranojnë se këto janë kushtet më të volitshme deri tani, ofruara ndonjëherë punëtorëve për të lënë punën. Kompensimi prej 30 mijë eurosh, sipas tyre, është thuajse e barabartë me 7 vjet punë në kompani. Për momentin kompanitë Telekomi i Maqedonisë dhe T- Mobile kanë të punësuar 2100 punëtorë. Goran Temenugov