Tiranë, vritet me 8 plumba dyshohet vrasje me pagesë

2015-08-21 2

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pistoletë mbrëmjen e së dielës, (14 korrik) rreth orës 21:55 në afërsi të shkollës "Partizani" në Tiranë.

Viktima, Edmond Dervishi, është ekzekutuar me tetë plumba pistolete në hyrje të pallatit ku banonte në katin e të tretë të tij.

Si pasojë Dervishi ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Para 16 vitesh viktimës i kanë vrarë vëllanë, dhe dyshohet se edhe ekzekutimi i 50-vjeçarit ka lidhje me të.

Autorët e ngjarjes dyshohet se kanë qenë 3 persona të cilët janë larguar menjëherë me një Mercedes të zi, të favorizuar edhe nga errësira.

Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve të ngjarjes, të cilët janë shpallur në kërkim.

Policia ka dhënë urdhër të mbyllen të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse, por dyshohet edhe për vrasje me pagesë.

Edmond Dervishi, ishte i divorcuar nga gruaja e parë dhe bashkëjetonte me një grua tjetër, dhe nuk kishte fëmijë. Ndërkohë që ishte i punësuar si specialist i përkohshëm part-time për zgjedhjet, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai ishte punësuar për një periudhë 3-mujore.

Free Traffic Exchange