Todorov: Qendrat për dializë do të privatizohen

2015-08-21 0

Mjekët në institucionet shëndetësore publike të dializës do të mund të zgjedhin se a do të kalojnë tek koncesionerët në sektorin privat ose do të mbetet në institucionin publik, shpjegoi ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov. Vendimi i tillë i Ministrisë vjen pas protestave të të punësuarve në Entin e Neurologjisë në Strugë. Mjekët do të ketë mundësi që të punojnë tek koncesionerët, dhe nëse duan brenda dy viteve përsëri mund të kthehen në institucionet e shëndetit publik.

"Për sa i përket atyre të cilët janë hospitalizuar në Entin në Strugë, ai repart aspak nuk jepet nën koncesion, ai do të mbetet, dhe të punësuarit lirisht mund të qëndrojnë, nëse mendojnë se ashtu është më mirë, të punojnë në repartin që do të mbetet për trajtimin e pacientëve të sëmurë, kurse në pjesën e të sëmurëve ambulatorë do të ketë rritje të nivelit të cilësisë dhe të standardeve që tani i kanë pacientët në dializë", tha Nikola Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Kështu, 1.400 pacientë të cilët i nënshtrohen dializës pas dhënies së qendrave të dializës nën koncesion, do të kenë kushte shumë më të mira për shërim, thonë autoritetet shëndetësore. Koncesionerët janë të obliguar që të sigurojë pajisje të reja, jo më të vjetër se viti 2008 si dhe transportin e pacientëve. Sipas neurologëve në këtë mënyrë do të përmirësohet cilësia e dializës në Maqedoni.

"Ky ndryshim pritet nga dy aspekte: që të ndryshohet pasqyra e strukturës së dializës në Maqedoni brenda natës, menjëherë të standardizohen të gjitha qendrat me hapësira të nevojshme në një qendër të dializës që është moderne, sikurse që është përshkruar në rregulloret e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të vendoset pajisja e plotë me aparate më moderne që do të thotë një efikasitet stabil dhe siguri në trajtimin me dializë", u shpreh Aleksandër Shikole, drejtor i Klinikës së Neurologjisë.

Pacientët në dializë edhe pas dhënies nën koncesion do të paguajnë çmimin e njëjtë për shërbimin, thonë autoritetet shëndetësore. Në konkursin për menaxhim me qendrat e dializës, oferta më të mira dorëzuan dy kompani -- "Orka Holding" dhe "Metropoliten". Pasi të nënshkruhet kontrata,ata do të mund të menaxhojnë me qendrat për 20 vite. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange