Një furgon pasagjerësh që shkonte në Rrogozhinë është përplasur pasditen e sotme në Kavajë me një autoveturë. Si rrjedhim ka vdekur një grua, Dove Xhaferaj - 58 vjeçe nga Vlora dhe janë plagosur pesë të tjerë, ndërmjet tyre edhe bashkëshorti i saj, Lavdosh Xhaferaj. I plagosuri i dytë quhet Skënder Rapi - 26 vjeç dhe tri të tjerët ende nuk janë bërë të ditur.