Me informimin e popullatës e deri tek projekti "Verë pa zjarre", punonjësit e SPB Shkup sot ndalonin vozitësit për t'i informuar për rreziqet e zjarreve nëpër pyje. Të stacionuar para komunës Sopishtë, policët ndalonin vozitësit për t'i paralajmëruar për rreziqet nga zjarret në pyje dhe si të njëjtat të parandalohen.
'Sot nuk jemi këtu për t'iu gjobitur, po realizojmë aksionin "Verë pa zjarre", fushatë për mbrojtjen e ambientit dhe t'iu tregojmë qytetarëve se si të mbrohemi nga zjarret. Nuk duhet të hidhni bishta cigareje, duhet t'i fikni zjarret nëse janë të ndezura dhe
nëse ka zjarr të drejtoheni në numrin 193', tha njw police.
'Gati 40 vite kemi shtëpi dhe asnjëherë nuk ndezim drunj kurse mbeturinat i dërgojmë në Shkup'
'Aksioni është i mirë', thonw qytetarwt.
Sipas kompetentëve pjesa më e madhe e zjarreve shkaktohen nga pakujdesi dhe hedhja e cigareve. Për këtë sipas tyre është e rëndësishme që qytetarët të kenë kujdes.
"Mos të hedhin bishta, mos të ndezin zjarr në vend të hapur, mos të bëjnë skarë në këtë periudhë të vitit. Shpresoj që me këto porosi do të arrijmë të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve dhe t'i nxitim që porosinë ta dërgojnë deri tek të tjerët", deklaroi Risto Jovanovski, Inspektor nga sektori për preventiv.
"I paralajmërojmë njerëzit e painformuar lidhur me ligjin dhe iu tregojmë se ka gjoba rigoroze sepse ato mund të jenë edhe kundërvajtës sipas ligjit të pyjeve dhe ato sillen prej 3500 deri 4000 euro", tha Goce Gruevski, policia pyjore.
Për shkaktimin e zjarreve në pyje parashihen edhe dënim me burg prej 3 deri 5 vite. Që nga fillimi i verës në Maqedoni nuk është vërejtur zjarr i madh në pyje. Përndryshe, në vitet e fundit numri i zjarreve nëpër pyje vazhdimisht shënonte rritje, në vitin 2010 kishte 105 zjarre, në vitin 2011 390 kurse në vitin 2012 430 zjarre. Bojana Simonoviq