SHKODËR - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 20:40 në fshatin Vukatanë të Shkodrës nga e cila ka mbetur i vrarë Gjin Murri.Siç raporton korrespondenti i 'A1 Report" në Shkodër, nga burimet e para policore mësohet se Murri është vrarë nga xhaxhai i tij, Çesk Murri dhe i biri i Çeskut, Nika, njëkohësisht kushëriri i parë i Gjinit.Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Gjinit, Aleksi, i cili banonte ngjitur me të vëllanë dhe kur ka dëgjuar çfarë po ndodhte i ka ardhur në ndihmë Gjinit dhe ka qëlluar në drejtim të xhaxhait dhe kushëririt të tij.