Gjonçaj: Ankimim të detajuar në KQZ për Qarkun e Lezhës

2015-08-21 0

TIRANE- Pas shtyrjes së mbledhjes së KQZ-së në të cilën ishte parashikuar marrja në shqyrtim e kërkesës ankimore të LSI-së për Kukësin, reagim ka pasur edhe nga PS për kërkesën ankimore për Qarkun Lezhë.

Juristi Gjoncaj, njëkohësisht edhe përfaqësues i PS pranë Komisionit Qendror të Zgjdhjeve, në një intervistë për Tv "A1 Report" ngre problematikën e mungesës së kourumit, ç'ka vërteton faktin që çështja t'i kalojë Kolegjit Zgjedhor.

"Ajo që paraqet një problem është fakti që KQZ është me katër antarë dhe besoj që zgjidhja e kësaj çështje nuk do të vijë në KQZ, por po përdorim këtë rrugë të ligjit, pasi këtë etapë të ligjit nuk e tejkalojmë, por do të ndjekim këtë rrugë të ligjit. Pra të çojmë njëherë në KQZ dhe më pas të kalojmë në kolegjin zgjedhor", tha Gjonçaj.

Juristi Gjoncaj e quajti të paligjshëm nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të Qarkut Lezhë bazuar në sistemin elektronik, sepse në të bëhen të ditura rezultatet paraprake.

"Është një proces i cili po administrohet me kujdes në cdo detaj të tij. Ne kemi vërejtur parregullsi gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në qarkun e Lezhës, parregullsi të cilat filluan fatkeqësisht nga KQZ, me vendimarrjen që ata përfunduan para pak ditësh ku në mënyrë aspak korrekte në raport me ligjin ata miratuan një tabelë duke ju referuar disa të dhënave të marra nga sistemi elektronik, i cili siguron vetëm rezultate paraprake", vijoi përfaqësuesi i PS në KQZ.

"A1 Report" kontaktoi edhe me anëtarët e KQZ për të patur një qëndrim sa i përket problematikës së mungesës së kompetencës për të marrë vendime mbi ankimimet, por ata preferuan të mos përgjigjen, duke deklaruar se qëndrimin e tyre do ta bëjnë publik të hënën gjatë mbledhjes së radhës së KQZ.