Vëllai i drejtorit të Magjistraturës i dënuar me 20 vjet burg në SHBA

2015-08-21 62

TIRANE - I njohur si ish avokati i kryeminstrit në ikje, Neshat Fana, i cili pak ditë më parë u zgjodh në krye të Shkollës së magjistraturës duket se familjarisht nuk i ka aq mirë punët me drejtësinë dhe pse është vendosur në krye të institucionit që shkollon prokurorët dhe gjyqtarët e rinj të Shqipërisë.

Shkëlqim Fana është arreshtuar më 7 janar të vitit 2008 në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi për të Gjykata e Shtetit të Duvaltit, në 2002 kish vendosur një dënim në mungesë prej 20 vitesh.

Shkëlqim Fana i datëlindjes 9 shkurt 1964 jeton prej vitesh në Amerikë dhe krimi i kryer prej tij në Duval ka bërë që ky i fundit të klasifikohet si person me rrezikshmëri të lartë dhe të dënohet me burgim pasi ka kërcënuar një shtetas dhe ka konsumuar krimin për tentativë vrasje.

A1Report ka mundur të sigurojë dhe publikon faksimilen ku vërtetohet lidhja familjare prej vëllezërish ndërmjet Shkëlqim Fanës dhe Neshat Fanës, ku kanë të njëjtën atësi dhe mëmësi si dhe datëlindja e Shkëlqimit 9/02/1964 përkon me shtetasin e arrestuar dhe dënuar në Amerikë për krimin e kryer.

Ende nuk ka një reagim nga Neshat Fana, si dhe mbeten të paqartë shkaqet e këtij krimi si dhe personi që është tentuar të vritet nga Shkëlqim Fana.

Neshat Fana njihet gjerësisht në Shqipëri si person që prej vitesh është pjesë e sistemit të drejtësisë shqiptare, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e së fundmi u zgjodh dhe drejtor i Shkollës së Magjistraturës, me një proces të përfolur dhe me shumë prapaskena.

Emërimi i Neshat Fanës, i cili njihet si ish- avokati i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha pritet që të zyrtarizohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. PS kundërshtoi emërimin e Fanës.