Kukësi kalon në turin e dytë, tifozët festojnë në rrugët e Tiranës

2015-08-21 1

Tiranë - Pas barazimit të Kukësit përballë ekipit të Estonisë, Flora Talin, tifozët që kishin ardhur nga Kukësi në drejtim të Tiranës për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, kanë dalë për të festuar në rrugët e kryeqytetit. Ky barazim, që e lejon Kukësin të vazhdojë aventurën e tij për në Kupat e Evropës ka shkaktuar te tifozët një entuziazëm shumë të madh. Të veshur me fanellat e ekipit të Kukësit dhe me shalle nëpër duar, ata kanë dalë me makina të festojnë në rrugët e Tiranës duke ecur me shpejtësi të lartë, çka mund të bëheshin shkak për aksidente duke rrezikuar dhe jetën e kalimtarëve.