Tiranë - Denoncimet e publikuara në media të personave të larguar nga puna për bindje politike, apo edhe detyrimi i adminisitratës për të dal në fushata zgjedhore, ka bërë që insitucioni i avokati të popullit të ngrejë një grup hetimor mbi shqyrtimin e këtyre rasteve.
Sipas këtij institucioni denoncimet kanë qënë të shumta mbi këtë fenomen, por frika e spastrimit nga administrata ka bërë që shumë prej tyre të ngurrojnë të denoncojnë në këtë institucion.
Këto kanë qenë një ndër pikat ku Avokati i Popullit ka ngritur shqetësimin e tij në raportin përmbledhës të këtij institucioni, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që lamë pas. Sipas institucionit të Avokatit të Popullit denoncimet e publikuara në media mbi këtë fakt kanë qenë të shumta nga ku Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin e tyre
"Në total kemi paraqitur 7 rekomandime dhe jemi i drejtuar me shumë shkresa organeve të administratës shtetërore qoftë në nivel qëndror dhe në nivel lokal. Problematikat kryesore ose fushat kryesore ku ne jemi fokusuar ka qenë: Mospërshirja e administratës shtetërore në aktivitetet politike zgjedhore; mos përshirja e nxënësve dhe mësuesve të shkollave në tubime politike gjatë kësaj periudhe dhe gjatë orarit të mësimit; krijimin e kushteve për të mundësuar votimin e kategorive problematike, grupeve të margjinalizuara.
Kemi shkuar dhe kemi iniciuar hetime veçanërisht për përfshirjen e administratës në aktivitete zgjedhore gjatë orarit të punës. Na ka rezultuar në disa raste që gjatë orarit zyrtar administrata nuk ka qenë në detyrë, nuk u ka ofruar shërbime qytetarëve dhe për këtë shkak i jemi drejtuar me rekomandime. Për fat të keq deri më sot ka ndodhur e njëjta gjë, pra rekomandimet tona janë lënë në heshtje, ndërsa është detyrimi i iadministratës që të kthejë një përgjigje të arsyetuar.
Pra, jo të zbatohen automatikisht rekomandimet tona, por të informojnë në lidhje me ato që ne na kanë rezultuar nga hetimi", tha Avokati i Popullit.
Ndërkaq, institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë edhe një sërë rekomandimesh nga ku bën më dije, se nëse nuk jepet një qëndrim mbi këto rekomandime do të vendosen hapa ligjorë që do të ndiqen duke aplikuar në çdo rast në mënyrë të plotë dhe korrekte dispozitat e ligjit.