Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar, qëlloi me gur një makinë

2015-08-21 4

Izrael - Instituti izraelit i të drejtave të njeriut ka akuzuar ushtrinë pasi në mënyrë të paligjshme ka arrestuar një djalë 5-vjeçar palestinez i cili hodhi vetëm një gur. Pamjet e një video treguan qartë vogëlushin, i rrethuar nga ushtarët në një rrugë në qytetin e Hebronit.

Ai qante me dënesë dhe u morë për dore nga një ushtar për ta hipur në një xhip ushtarak. Më pas ai është dërguar në rajonin e policisë i shoqëruar edhe nga i ati të cilit i kishin mbyllur sytë me një fasho, ku janë mbajtur në pyetje për gjysëm ore dhe më pas liruar.

Në një intervistë televizive të mëvonshme, djali i vogël pranoi se kishte hedhur një gur, duke thënë se ai kishte për qëllim të qëllonte një qen, por goditi një makinë në vend të tij. Në një deklaratë, ushtria tha se gjesti i Wadi-t kishte rrezikuar kalimtarët.

"Ushtarët ndërhynë në vendngjarje dhe shoqëruan të miturin me prindërit e tij në rajonin e policisë. Fëmijës nuk ju paraqitën akuza dhe është liruar," thuhet në këtë deklaratë.

Instituti i të Drejtave të Njeriut tha se trajtimi i vogëlushit nga ana e ushtarakëve ishte i paligjshëm, pasi mosha e përgjegjësisë penale në Izrael dhe juridiksioni i saj në Bregun Perëndimor është 12 vjeç.