Importi i mbetjeve, AKIP: Berisha të mos japë leje, Rama ta ndalojë

2015-08-21 0

TIRANE- Aleanca Kundër Importit të Plehrave i bën thirrje qeverisë të mos japë leje për importin e plehrave, në këto dy muaj kujdetarie pasi dhënia e lejeve bie ndesh me vullnetin e popullit.

"Ka indicie se janë dhënë mbi 10 leje, (të cilat i kemi evidentuar) për importin e mbjetjeve metalesh plastike. Këto kanë ndodhur dhe kohët e fundit. Dy fabrika riciklimi janë në Vorë dhe Gjokaj dhe kemi frikën se mund të ndodhë në vazhdimësi. Kjo do të ishte e papranueshme dhe mendojmë se shkalla e abuzimit mund të jetë më e madhe në këtë periudhë sesa më përpëra. Me krijimi e qeverisë së re do të kemi një program të ri"- tha Lavdosh Ferruni, pjesë e kësaj aleance.

Aleanca kundër importit të Plehrave i bëjnë thirrje dhe të majtës që sapo të vijë në qeveri të mbajë premtimin për të anuluar dy nenet që lejojnë importin e mbetjeve, në të kundërt në fuqi mbetet mbajtja e referendumit

" I bëjmë thirrje qeverisë së re që seancat e para parlamentare t'i shfrytëzojë për të hequr nenet që lejojnë importin e mbetjeve. Në këtë mënyrë kjo shumicë do të mbajë premtimin elektoral. Me besim se shumica e re politike do i japë fund importit të mbetjteve duke i përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Nëse qeveria e re nuk i përmbush ne do të vazhdojmë referendumin, i cili është miratuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti Nishani ka caktuar datën."- tha Blendi Kajsiu.