Ohër, zjarri i merr jetën nënës dhe foshnjës

2015-08-21 3

Tragjedi në qytetin e Ohrit. Nga zjarri që kishte përfshirë shtëpinë e improvizuar, janë djegur nëna dhe foshnja e saj 7 muajsh. Tragjedia ndodhi herët në mëngjes. Dy automjete të zjarrfikësve menjëherë arritën në vendin e ngjarjes për tu përballur me flakët, por nga vendbanimi ngeli vetëm hiri. Supozohet se shkak për zjarrin është mjeti për ngrohje.

"Me siguri është vërtetuar nga ana ime dhe ekipi përkatës i SPB Ohër se në këndin e dhomës së fëmijës është përdorur koftor për ngrohje sepse netët janë të ftohta dhe përdorej koftori në orët e mëngjesit. Koftori ishte vendosur në murin juglindorë të këndit dhe ishte kapluar tërë muri", deklaroi Spase Prentoski, komandant i shërbimit të zjarrfikësve.

Zjarrfikësit ë fillim e kanë vërejtur trupin e shkrumbuar të nënës, ndërsa më pas e kanë gjetur edhe foshnjën në krevatin e improvizuar në dhomën e fëmijëve. Në vendngjarje autoritetet bënë kontrollin në praninë e gjykatësit hetues, kurse obduksioni i kufomave do t'i zbulojë shkaqet e sakta të vdekjes. Bojana Simonoviq