Ministria e Mbrojtjes dhe Sindikata për mbrojtje dhe siguri nënshkruan sot marrëveshjen kolektive përmes së cilës rregullohen të drejtat dhe obligimet e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë. Sipas ministrit resor talat Xhaferi, Marrëveshja kolektive e ministrisë së mbrojtjes është marrëveshje e cila rregullon, përcakton dhe përmbush rregullativën juridike të të drejtave dhe obligimeve që dalin nga marrëdhënia e punës të të punësuarve në MM dhe në ARM, si dhe të drejtat dhe obligimet e ministrisë së mbrojtjes si punëdhënës.
"E njëjta ngërthen në vete përcaktime për të drejtat për vendosje marrëdhënie pune, përcaktime të të drejtave të punëtorëve dhe pozitën e tyre. Sigurimin e punëtorëve, rrogat dhe kompensimet, të drejtën për informim të punëtorëve, përgjegjësia materiale e të gjithëve në MM, shkollimin, aftësimin profesional dhe të drejtat tjera që dalin nga kjo sferë", deklaroi Talat Xhaferi, ministër i mbrojtjes.
Sipas kreut të sindikatës për mbrojtje dhe siguri Risto Ajtov me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kolektive, të punësuarit në MM dhe ARM, i fituan të gjitha çështjet që parashihen në ligjvënien maqedonase dhe të cilat janë lëndë të negociatave kolektive, gjegjësisht lëndë e dialogut social.
"Për herë të parë në RM do të realizohet ditë e lirë me pagesë për të gjithë ata prind që më 1 shtator do të regjistrojnë në shkollë filloristë, që deri më tani nuk ekzistonte, kemi edhe disa pjesë në pagesën kontritubuteve, përforcime të kornizës ligjore, që në rast se nuk respekton afatet kohore, të punësuarit kanë mbrojtje ligjore ndaj të gjithave bazave që kanë të bëjnë me pagesën e rrogave, kontributeve dhe kështu me radhë", u shpreh Risto Ajtov, kryetar i sindikatës për mbrojtje dhe siguri.
Sindikata në shenjë mirënjohje i ndau një plaket ministrit Xhaferi, për shkak të kontributit të tij në drejtim të përforcimit të dialogut social mes MM dhe Sindikatës për mbrojtje dhe siguri.
Bedri Rexhallari