Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për amnistinë

2015-08-21 8

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 91 vota për kanë miratuar në parim Ligjin për Amnistinë derisa 17 nga ta kanë votuar kundër. Ndërsa para pak çastesh është mbledhur Komisionit Parlamentar për Legjislacion në të cilën ka shqyrtuar pas miratimit në lexim të parë, projektligjin për Amnistinë. Anëtarët e komisionit e kanë miratuar me unanimitet këtë projektligj, përveç Deputetes Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje e cila prapë ka kundërshtuar shkuarjen në seancë për miratim në lexim të dytë. Komisioni tash pritet t'ia procedoj seancës se Kuvendit për miratim në lexim të dytë me procedura të përshpejtuar. Në seancën e Kuvendit, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në cilësinë e propozuesit të Ligjit për Amnistinë u ka thënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës se do të respektoj vendimin e tyre dhe se u ka sjell një projektligj të ri dhe të ndryshuar, duke thënë se ai nuk është në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe standardet ndërkombëtare. Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Behar Selimi ka thënë se me miratimin e Ligjit për Amnisti, shkohet një hap para në mundësinë e shthurjes dhe zhdukjes së strukturave paralele. Por kështu, nuk mendon Lëvizja Vetëvendosje, sipas së cilës, ky ligj i përshtatet vetëm Kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe agjendës së tij. Përkrahje për ligjin ka dhënë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përderisa deputetët në Kuvend i dhanë dritë jeshile në parim ligjit, shoqëria civile në përkrahje qytetarëve po protestojnë para Kuvendit të Kosovës kundër miratimit të ligjit të amnistisë. Organizatorët shtimin e miratimit të Ligjit për Amnisti. Organizatorët thonë se kanë arritur të mbledhin rreth 8 mijë firma nga qytetarët kundër ligjit të amnistisë. Protestuesit tashmë gjashtë natë po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës. Ligji për amnisti buron nga Marrëveshja 15 pikëshe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përmes këtij ligji ishte menduar të amnistohen strukturat paralele ilegale në veri të cilat sipas marrëveshjes më pas do të fillonin integrimin në strukturat legale të Kosovës. Alsat-M

Free Traffic Exchange