Zënia e hapsirave të gjelbërat nga subjekte të ndryshme vazhdon të mbete një shqetësim për qytetarët e kryeqytetit.
Disa banorë të bllokut të pallateve në zonën e Shallvareve, shprehen shumë të irrituar pasi lokalet përreth kanë zaptuar hapsirën e gjelbert. Ata tregojnë se shpeshherë kanë bërë ankesë edhe në Bashki, por pa marrë asnjë zgjidhje.
Zona e Shallvareve nuk është e vetmja hapsirë për të cilën qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre, Kjo situatë është edhe në zonën e ish bllokut. Situata është vërtet shqetësuese, pasi pronarët e lokaleve kanë nxjerrë karrige edhe në trotuarë duke i detyruar qytetarët që të ecin në rrugë ku mund të bëhen burim aksidentesh.