Vrasja në Shkodër, policia ruan familjen e Nik Murit, frikë nga hakmarrja

2015-08-21 8

Familja e Mark Murit babait të viktimës Gjin Murit ka hapur dyert e morgut në fshatin Vukatanë.

Mes dhimbjes dhe lotëve babai i viktimës dhe dy djemvë të tjerë të plagosur, Gegës dhe Aleksandrit nuk pranon të flasë në kamera ndërsa jashtë tyre deklaron se "nuk kam cfarë për të thënë, kemi vrarë njërin tjetrin dhe ky është turp i madh. Kujt t'i ankohem dhe kujt t'i kërkoj gjë, na ka ra turp i madh".

Nga ana tjetër vetëm pak metra larg banesës së Gjinit ndodhet edhe shtëpia e autorit të dyshuar Nikës e cila është rrethuar me forca të policisë nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, ndërsa jashtë banesës dalin vetëm gratë e familjes se Nik Murit. Banesat e tyre ndahen nga një gardh.

Familjet Muri ishin vendosur në fshatin e Vukatanës prej disa vitesh pasi kishin ardhur nga zona e thellë e Dukagjinit ndërsa nga banorët e zonës nuk ishin njohur si problematike. Sipas policisë cdo gjë ka ndodhur për sipërfaqen e tokës ku Nik Muri herë pas here ka shfaqur pretendime për sipërfaqen e marrë nga Gjin Muri dhe kanë patur debate ndërsa kanë degjeneruar deri në përdorimin e armëve mbremjen e së mërkurës ku humbi jetën një përson dhe u plagosen 4 të tjerë.

Policia ka prerë urdhërarrestet për Nik Murin dhe djalin e tij Cesk Muri. Të dy ndodhen në spital pasi u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Në spital janë dhe 2 vëllezërit e viktimës.

Free Traffic Exchange