TIRANE - Ambasada amerikane në Tiranë ka organizuar pasditen e sotme një pritje për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 Korrikut. SHBA-të mbushën këtë vit, 237 vjet pavarësi.
Në ceremoni ishin ftuar politikanë dhe personalitete të shquara shqiptare dhe të huaja në vendin tonë. Pritja u organizua në ambient të hapur e pikërisht në pedonalen e Tiranës, në rrugën "Murat Toptani", e cila ndodhet ndërmjet Galerisë së Arteve dhe Teatrit Kombëtar.
Ceremonia u hap me këngëtaren shqiptare Rosela Gjylbegu, e cila këndoi Himnin shqiptar dhe amerikan dhe vazhdoi me trupat e Marinsave të Ambasadës Amerikane, që performuan në ceremoninë e tyre zyrtare.
Ky formacion prej 4 vetësh i marinsave të veshur me uniformën e tyre të plotë, ngre dhe merr flamurin sipas riteve përkatëse. Kjo traditë e hershme e ushtrisë amerikane nderon flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe ata që i kanë shërbyer vendit.
Fotot e mëposhtme janë marrë pikërisht sot pasdite, gjatë pritjes së të ftuarve nga stafi i ambasadës së SHBA në Tiranë. Ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka qënë i pranishëm dhe kjo verë shënon edhe përfundimin e misionit të tij në Shqipëri. Ai do te jete i pranishem edhe ne shtator, ne betimin e Qeverise se re. Ne ceremoni ishte kryeministri i zgjedhur Edi Rama dhe bashkeshortja Linda, Presidenti Nishani dhe bashkeshortja e tij. Ra ne sy mungesa e kryeministrit ne largim Sali Berisha dhe e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli.