Egjipt, El Beblawi emërohet kryeministër, El Baradei zv/president

2015-08-21 5

KAJRO- Presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adly Mansour ka emëruar ekonomistin dhe ish ministrin e financave Hazem El Beblawi, kryeministër të qeverisë të tranzicion.

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate të presidentit të Republikës. Ish shefi i agjensisë Onu për lëndët bërthamore, Mohamed El Baradei ka marrë detyrën e zëvëndëspresidentit dhe përgjegjës për çëshjtet e jashtme.

Presidenca egjiptiane bën të ditur se kanë filluar konsultimet për zgjedhjen e stafit të qeverisë që do të ccojë Egjiptin drejt zgjedhjeve të reja brenda fundit të vitit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mena, kryeministri i përkohshëm i sapo emëruar ka ofruar poste ministrale Vëllazërisë Myslimane.

El Beblawi ishte në stafin e qeverisë e tranzicionit pas periudhës së Honsi Mubarak dhe është një nga themeluesit e Partisë Socilademokrate egjiptiane, një prej grupeve të ndryshme që bëjnë pjesë në Frontin e shpëtimit kombëtar.

Burime nga Kajro konfirmojnë se në qeverinë e sapo formuar do të qëndrojnë në të njëjtat poste ministri i Brendshëm Muhammad Ibrahim, ai i jashtëm Muhammad Amr dhe gjenerali Abdel Fattah Sisi , Ministri i Mbrotjes.

Ndërkohë nuk ka të ulur tensioni në vend. Mijëra mbështetës të Morsit vashdojnë të mblidhen në Kajro për të kërkuar lirimin e presidentit Mohammed Morsi-t. Lëvizja e Vëllazërisë myslimane ka bërë thirrje për të të manifestuar në të gjithë vendin me moton Dita e një milionë martirëve. Gjithashtu lëvizja islamiste nuk ka pranuar plan veprimin e presidentit të përkohshëm Adly Mansour.