Greqi, fillon sot transmetimet televizioni i ri publik, EDT

2015-08-21 1

Greqi - Në Greqi në orën 8 të mëngjesit në ekranet televizive u shfaq për herë të parë sinjali I Televizionit i ri Publik, që pas mbylljes së ERT --së në muajin e kaluar. Në imazh shfaqet shenja e EDT-së , domethënë Televizioni Publik Grek e cila përbëhet nga një sfond me shirita blu, jeshile, portokalli dhe të verdhë dhe nuk ka ndonjë simbol të fjalës "radio".

Zëdhënësi i qeverisë Simos Kedikoglou, tha në një intervistë për kanalin televiziv Mega se në fillim puna do të fillojë me materiale arkivi dhe transmetimet direkte do të nisin së shpejti. Kryeministri Antonis Samaras urdhëroi mbylljen e ERT-së më 13 qershor në përpjekje për të kursyer para dhe duke lënë pa punë 2656 punonjës.

Menjëherë pas vendimit ka pasur manifetime të shumta nga mijëra veta për të protestuar vendimin e qeverisë për ta mbyllur atë. Qeveria greke është justifikuar për mbylljen e ERT-së si një "strehë e mbeturinave" dhe ka mungesë të jashtëzakonshme të transparencës dhe shpenzime të tepruara të pabesueshme.

Këto reforma në administratën publike është një nga kushtet kryesore, që i janë vënë vendit Helen në këmbim të lëvrimit të kësteve të ndihmës financiare.