Japoni - Masao Yoshida, ish - drejtori i përgjithshëm i Departamentit për burimet nukleare në kompaninë japoneze Tepco ka ndërruar jetë për shkak të kancerit në ezofag. I ndjeri vuante nga sëmundja e keqe që prej vitit vitit 2011.
Pikërisht në këtë periudhë Yoshida u detyrua të largohej nga detyra e drejtimit të ndërrmarjes për shkak të sëmundjes së tij. Kompania Tepco, ka bërë njoftimin e vdekjes dhe ka përjashtuar lidhjet mes kancerit dhe ekspozimit radioaktiv.
Masao Yoshida ishte simboli i forcës japoneze kur vendosi të fikte reaktorët me ujë deti, të dëmtuara nga cunami që shkaktoi tërmeti i vitit 2011, duke thyer kështu urdhërat e eprorëve të tij. Pikërisht të martën në mëngjes është shënuar një tjetër nivel i lartë radioaktiviteti në ujërat e një depo - ccisterne në impiantin bërthamor të Fukushimës.
Nuk është ende e qartë nëse uji i kontaminuar që derdhet në oqean përmes pompave është i filtruar .Kompleksi bërthamor u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011 dhe që prej asaj periudhe janë rregjistruar një seri rrjedhjesh dhe problemesh funksionimi, në muajt e fundit. Të shtunën Tepco tha se pas disa analizave laboratike janë vërejtur izotope të tritiumit radioaktiv në nivele shumë të larta. Këto janë nivelet më të larta që prej incidentit të 2011-s .