'Ramazani', çmimet e produkteve ushqimore mbeten të pandryshuara

2015-08-21 1

Në ditën e parë të Ramazanit, çmimet e produkteve ushqimore nëpër tregjet e gjelbra mbeten të njëjta. Për dallim nga vitet e kaluara, kur çmimet e prodhimeve ushqimore rriteshin në prag të festave, këtë vit ato nuk janë ndryshuar. Qytetarët thonë se pavarësisht faktit se çmimet nuk janë të larta, kushtet e rënda ekonomike i pamundësojnë për të blerë gjërat e nevojshme.


"Çmimi i specave po rritet, domateve po ashtu. Jemi të kënaqur, kemi shumë produkte dhe i kemi shitur gjitha".

Çka blini më shumë?
Speca çka të blihet, domate.
Si ju duken çmimet?
Varet kujt si...
Më të shtrenjta ose?
Më të shtrenjta janë sot

"Mirë është. Çmimi është i përshtatshëm, ka edhe për të pasurit edhe për të varfrit".

"Qëllimi nuk është te çmimet, është te ajo se papunësi. Kjo është qëllimi. Kur ka punë blihet".

Kryetari i Odës së Tregtarëve Ekrem Dolek vlerëson se çmimet e tregut janë të kapshme për qytetarët. Megjithatë, ai paralajmëroi se ditët në vijim mund të ketë ngritje të çmimeve.

"Asnjëherë tezgaxhiu nuk bën interveniminin në çmimin e produkteve, pse është Ramazan, apo Bajram,apo Veligden apo Bozhiqi i ortodoksëve por gjithmonë kjo është pasojë e furnizuesve të mëdhenj ndaj tregtarëve që janë më të vegjël sikur që janë tregtarët nëpër tregjet e gjelbra. Besoj dhe mendoj se do të ketë një lëvizje, domethënë shtrenjtim pak të vogël", deklaroi Ekrem Dolek , kryetarë i odës së tregtarëve.

Nga Oda e Tregtarëve paralajmërojnë se ditët në vazhdim, çmimet do të rriten pasi nevojat e qytetarëve do të shtohen, ndërsa prodhimet në vend zvogëlohen. Ferikan Iljazi