Ministri i jashtëm Nikolla Popovski u qëndrua i lëkundur sot mes dëshirës për anëtarësim të Maqedonisë në Union. Ai tha se skeptikët kanë të drejtë të shprehin qëndrime të tilla, siç janë rritja e çmimeve, probleme ekonomik që varen nga monedha e përbashkët euro, burokracia, humbja e pavarësisë së institucioneve të vendit etj. Popovski theksoi madje se edhe Kroacia nuk u tregua aq euforike për anëtarësimin e 1 korrikut.
"Para më shumë se një jave Kroacia u bë anëtarja e 28 e BE, me këtë mendoj se ne, nga njëra anë fituam një aleat të madh. Vendi i cili ka kaluar të njëjtën rrugë, ka pasur në një periudhë të caktuar të njëjtat sfida, dhe përfundimisht ka arritur deri tek qëllimi i duhur. Ajo që ishte interesante, ishin komentet që ndamë me miqtë tanë kroatë dhe gjithë mysafirët që kishin ardhur në Zagreb... nuk kishte eufori. Shumë nga ne shtruan pyetjen se rezultat i kujt ndodhi kjo...Mendoj se nuk ekziston iluzioni tek asnjë qytetar se anëtarësimi në BE është zgjidhje e të gjitha problemeve dhe se në momentin që bëheni anëtar i BE-së rrjedh qumësht dhe mjaltë nëpër rrugë, dhe thjeshtë të gjitha problemet tuaja zhduken dhe se dikush tjetër i zgjidhë në ndonjë vend tjetër", tha Nikolla Popovski, ambasador i jashtëm.
Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav u përpoq të hidhte poshtë bindjet e skeptikëve, për anëtarësimin e Maqedonisë në Union. Orav solli faktet se të jesh në BE, do të thotë të kesh paqe, të gëzosh demokracinë, të drejtat e njeriut, si dhe t'i gëzohesh lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapitalit, të gjitha këto, vlera të cilave u dihet rëndësia vetëm kur nuk i ke! Orav tha madje, se fokusi i BE-së është më shumë se kurrë, drejtuar rajonit të Ballkanit, dhe një gjë të tillë e tregoi më së miri, anëtarësimi në datën 1 korrik të Kroacisë.
"Çdo shtet jep një pjesë të pavarësisë së saj tek institucionet evropiane, në shkëmbim të të qenurit pjesë e vendimmarrjes së BE-së. Pikërisht kjo lidhje e ngushtë institucionale nuk lejonin që vendet të lëviznin nga rruga e demokracisë, ekonomisë së tregut, demokracisë dhe të drejtave të njeriu. Për sa i përket problemeve ekonomike, BE-ja ka të tilla. Por, ana pozitive e këtij problemi; në dy vitet e fundit është treguar se sa mirë funksionon solidariteti në BE, funksionon. Ka pasur zëra se që na thoshin, se kjo nuk mjafton, ose boll me kaq, por është e qartë se të gjitha qeveritë e vendeve anëtare në BE-së kanë përfituar nga ky solidaritet", tha Aivo Orav, ambasador i BE-së.
Për Oravin, i cili vlerësoi vazhdimin e zgjerimit të BE-së, Kroacia duhet marrë shembull për zgjidhjen e konflikteve dhe progresive të saj në rrugën drejt BE-së.
"Kroacia vjen nga Europa Jug Lindore, që do të thotë se kemi një njohje akoma më të mirë të këtij rajoni. Po ashtu, Kroacia ka kaluar kohëra të vështira gjatë negociatave me BE-në, kështu që ata kanë ekperisencën më të mirë mbi negociatat dhe vendet e tjera kanë shansin më të mirë të mësojnë nga ajo", tha Aivo Orav, ambasador i BE-së.
Ndërkohë ndihmës ministri p...