Tiranë - Ndërtimi i xhamisë së madhe para lulishtes së Parlamentit si dhe e dy qendrave tregtare është bërë shkak që ambinetalistët të protestojnë sërish. Të përfaqësuar nga Sazan Guri, një grup ambinetalistësh kanë shpehur shqetësimin e tyre, lidhur me shkatërrimin e atyre pak ambineteve të gjelbra që i kanë mbetur Tiranës, duke kërkuar që të anulohet plani për ndërtimet në këtë zonë .
"Mblidhemi për të disatën herë, për t'i thënë vendim-marrjes shqiptare, si asaj bashkiake si dhe asaj qeverisje të madhe dhe qeverisje të vogël që në Shqipëri nuk është rasti i vetëm dhe i parë që ndërtimet bien ndesh me ligjet e natyrës. Në këtë zonë ku jemi ne shikojmë një grop të sapohapur, shikojmë një pyll të sapoprerë, madje një pyll 100 -- vjeçar, medje pemë 70 metra të larta ku priten në 70 sekonda.
Kushdo që mendon që ne ngrihemi kundra biznesit, kundra xhamive, është i gabuar. Ne ngrihemi kundra vendosjes së këtyre 3-4 veprave: Parlament, dy biznese dhe një xhami në këtë lloj katrahure me njëra -- tjetrën" u shpreh Sazan Guri.
Kjo nuk është hera e parë që ambientalistët ngrihen në proteste kundër shkatërrimit të hapsirave të gjelberta por që fatkeqsisht nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e autoriteteve shtetërore.