TIRANE- Policia shoqëroi 3 persona si të dyshuar pë grabitjen e biznesmenit të produkteve farmaceutike dhe aksioner në biznese ndërtimi është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë stadiumit "Qemal Stafa".
Gazetari Arsen Rusta informon se biznesmeni Ciprian Kodheli është sulmuar me spray neuroparalizues në fytyrë rreth orës 06:00 dhe më pas autorët kanë mundur të grabisin 1.5 milionë lekë të reja të cilat i kishte me vete.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 6.30, kur Kodheli po dilte nga shtëpia e tij në një nga lagjet qendrore të kryeqytetit. Dy persona me kapele e kanë sulmuar me spry në fytyrë duke i rrëmbyer çantën me paratë. Policia po kontrollon kamerat e sigurisë të instaluara në zonë.
Kodheli njihet si biznesmen me aksione dhe në firma ndertimi
Policia nis hetimet për zbardhjen e autorëve të kësaj grabitjeje.