Ambasada e SHBA fton shqiptarët me kartolina të pasojnë akte mirësie

2015-08-21 1

TIRANE - Ambasada amerikane, në kuadrin e nismës së saj "Vepro tani" (Act now) ka njoftuar në profilin e saj në Fb se ka shpërndarë në Tiranë 50 kartolina. Në to shkruhet: "Pasoje të mirën!" dhe synimi është, siç vetë ambasada e shpjegon që "të fillojë një reaksion zinxhir!

Nëse merr një kartolinë të tillë nga dikush që po bën diçka të mirë për ty, "posto" një foto dhe trego shkurtimisht tek komentet rreth kësaj të mire, dhe "pasoje të mirën" tek dikush tjetër, duke qenë këtë herë ti ai që kryen një akt mirësie,"- thuhet në njoftim.

Me një shqipe të qartë, ambasada sugjeron gjeste fare të thjeshta të mirësisë, që mund të përcillen lehtë. Në njërën kartolinë këshillohet "Lejo dikë të kalojë para teje në radhë", "Thuaj mirëmëngjes", "Le një shënim të gëzueshëm dhe lëre diku ta gjejë nmjë I panjohur". Po ashtu propozohet: Dhuro një lule, dreko me dikë për herë të parë, dëgjo me zemër, vizito një shok të sëmurë etj.


Duke përshkruar njerën prej kartolinave, ambasada amerikane sqaron: "Këtu do të gjeni 3 veprime mirësie, të tilla që kushdo mund t'i kryejë! Ato nuk kushtojnë gjë, prandaj mjafton që të keni dëshirën!"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka ndërmarrë këtë fushatë të fundit "mirësie" të ndërlidhur me disa të tjera. Një prej tyre është edhe ajo e pastrimit të plazheve, si psh. e kepit të Rodonit, ku fton qytetarët të bëhen roje të tij.

Free Traffic Exchange