Turisti çek rrëfen aventurën në Jezercë: Do vij sërish në Shqipëri

2015-08-21 1

Turistët Çek përballen me rrezikun në alpet shqiptare, operacioni i shpëtimit realizohet nga helikopteri i foracave të ushtrisë, ndërsa i plagosuri Pavel Prozak thotë se kanë njoftuar menjëherë Ambasadën CCeke, por dhe pse përdorën sinjalin GPS me zor u dalluan nga forcat e sigurisë pas afro 12 orëve.

Prozak, rrëfen për mikrofonin e A1report se ka kaluar moment të vështira dhe se kjo është vizita e tij e parë në shqipëri!

"Ishte një aksident i vogël. Ishim dy veta që po ngjiteshim në malin e Jezercës. Unë rrëshkitan nga një lartësi e konsiderueshme dhe ndrysha kuçin e këmbës. Kjo ndodhi pasditen e djeshme dhe ne kërkuam ndihmë në Ambasadën Çeke. Ata u përpoqën të lajmëronin policinë që të na gjenin me helikopterë. Unë i'u dërgova atyre vendodhjen time nëpërmjet GPS", shprehet turisti çek, Prozak.

Ndërkaq mjeku Afrim Beqiri jep garanci se pacineti tashmë ndodhet në një fazë të stabilizuar.

"Është paraqitur në kushtet e një urgjence fillimisht me dhimbje të forta të ekstremiteteve të këmbës së djathtë. Në ekzaminimet në grafi duket një frakturë, një thyerje e pjesës së tibjes së këmbës së djathtë. Gjithsesi për momentin, aktualisht pacienti është stable", tha mjeku Beqiri.

Ky është aksidenti i dytë që shënohet në malin e Jezercës brenda pak ditësh, ku më 4 korrik një përkthyes shqiptar theu krahun teksa shoqëronte 6 turistë kroatë.

Mali i Jezercës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë dhe është i lartë 2694 m mbi nivelin e detit. Jezerca prej disa vitesh është kthyer në sfidën e alpinistëve të huaj e shqiptarë. Çdo vit maja e këtij mali pushtohet nga turistë.

Easy Viral Banner Traffic