LSI ankimon në Kolegj rezultatin zgjedhor për Kukësin

2015-08-21 0

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 23 qershorit në qarkun e Kukësit. Ilirjan Muho, një prej ish anëtarëve të majtë të KQZ, aktualisht përfaqësuësues ligjor i LSI pranë këtij komisioni thotë se ka prova se rezultatit në tabelën përfundimtare është deformuar.

"Natyrisht sot është dita e fundit sipas të cilës ne kemi të drejtë të ankimojmë vendimin. Ne do ta amkimojmë vemdimin e Kukësit pasi nga provat e grumbulluara tregon qartë që ka një deformim të rezultatit në tabelat e firmosura nga anëtarët e komisionit. Edhe materiali i shpërndarë qarkun e Lezhës për ditën e nesërme është i paplotë të cilat do t'i themi ditën e nesërme në mbledhje", tha Muho për A1 Report.

Ndërsa KQZ nesër përmbyll të gjithë procesin emiratimit të rezultatev për të 12 qarqet sipas Muhos, pavarësisht se rezultati është pranuar tashmë nga forcat politike KQZ është në vonesë të përmbylljes së rezultatit , duke mos përmbushur detyrimin sipas Kodit Zgjedhor

"KQZ është në vonesë të përmbylljes së rezultatit pasi deturimi sipas Kodit Zgjedhor është që nga momenti që mbërrijnë tabelat e rezultateve të ZAZ-ve, KQZ brenda 48 orëve të shpallë rezultatin përfundimtar për zonën zgjedhore. Pavarësisht nga qëndrimi që kanë dashur të mbajnë anëtarët e KQZ, për sa kohë ata konsiderohen përfaqësues të Partisë Demokratike në këtë komision atëherë çdo gjë është e qartë" u shpreh këshilltari ligjor i LSI në KQZ.

Kukësi është qarku ku ende nuk ka një fitues në betejën e 23 qershorit. Te djathtët pretentondojnë se kanë marrë 3 mandate, por të majtët, saktësisht LSI deklaron se janë 14 vota të ciklat janë deformuar në tabelën përfundimtare, e të cilat sigurojnë mandatin për këtë forcë politike.

Free Traffic Exchange