Papa Françesku vizitë historike në ishullin e Lampeduzas

2015-08-21 1

Do të lutem për ju dhe emigrantët që humbën jetën në ujërat e Detit Mesdhe tha Papa Françesku para mijëra besimtarëve në ishullin Italian të Lampeduzës. Lampeduza që është simboli i zbarkimeve të emigrantëve nga Afrika e Veriut ka mirëpritur Papa Franceskun, e cila ështe vizita e tij e parë në Jugun e Italisë.

Papa mbajti një meshë të veçantë në fushën sportive "Arena" ku përshëndeti edhe emigrantët e pranishëm që aktualisht strehohen në këtë ishull që presin për një ardhme më të mirë. Momenti më prekës ka qenë hedhja e një kurore me lule në ujërat Detit Mesdhe pikërisht në portin e Europës, simboli i emigracionit, që prej vitesh kapërcejnë Kanalin e Sicilisë në kërkim të një jetë më të mirë.

Trafikantët shfrytëzojnë varvërinë e të tjerëve tha Ati i Shejntë duke shtuar se për këta persona, emigrantët janë burim fitimi. Ky peligrinazh i Papës në vendin me probleme sociale tregon një gjest që lidh Kishën e Romës me një nga kufijtë më të komplikuar të botës.

Që prej viteve 90 ishulli ka parë shumë zbarkime me emigrantë të shumtë të ardhur nga rajone afrikane në vështirësi. Nga viti 1999 deri në 2012-n kanë mbërritur në brigjet italiane më shumë se 200 mijë persona. Ndërsa nga fillimi i vitit 2013, 4 mijë është numri i emigrantë që kanë ardhur në ishullin italian që e shikojnë si një trampolinë drejt Europës.