Egjipt, ushtria qëllon mbi mbështetësit e Morsit, 35 të vdekur

2015-08-21 0

KAJRO- Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë thotë se janë 35 të vrarë gjatë përleshjeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në Kajro, kur manifestues islamikë u vërsulën drejt një kazerme të Gardës Presidenciale, ku mendohet se mbahet ish-presidenti.

Më papara u raportua për një shifër prej 15 të vdekurish. Ushtria bëri të ditur se mes viktimave është dhe një oficer i ushtrisë. si dhe 40 ushtarë janë plagosur.

Vëllazëria Myslimane tha se ushtria hapi zjarr ndaj përkrahësve të Morsit që qëndronin jashtë kazermave të Gardës Presidenciale, ku mendohet se mbahet ish-presidenti.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në mesin e të vrarëve ishte dhe një oficer i ushtrisë.

Mohamed Morsi, presidenti i parë islamik i Egjiptit, u largua nga ushtria të mërkurën e kaluar pas protestave masive.

Ai ndodhet në paraburgim dhe besohet se mbahet në Kazermat e Gardës Presidenciale, pranë së cilës qëndrojnë mbështetësit e tij, të cilët prej javës së kaluar kërkojnë rivendosjen e tij.

Në një deklaratë për median shtetërore, ushtria fajësohet për të shtënat duke thënë se ishin ndaj një "grupi të armatosur terrorist", i cili ishte përpjekur të sulmonte kazermat.

Sipas deklaratës "rreth 200 persona janë arrestuar, si dhe janë gjetur një sasi e madhe armësh, municionesh dhe bomba benzene".

Morsi u zëvendësua të enjten nga Adly Mansour, kreu i Gjykatës së Lartë Kushtetuese, i cili premtoi të mbajë shumë shpejt zgjedhjet në vend, por nuk dha asnjë datë.

Të dielën, dhjetra mijëra përkrahës dhe kundërshtarë të Morsi u mblodhën në shumë qytete egjiptiane.

Free Traffic Exchange