Kuba pranon ofertat për azil të ish-kontraktorit të CIA-s, Snowden

2015-08-21 1

Kubë - Presidenti i Kubës, Raul Castro tha se mbështet ofertat e Venezuelës dhe të vendeve të tjera të Amerikës Latine për t'i dhënë azil ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Castro gjatë fjalimit para Asamblesë Kombëtare të Kubës nuk e ka bërë të qartë nëse vendi i tij do t'i ofronte azil Snowdenit. Gjithashtu ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kërcënojnë vendet e tjera në lidhje me rastin.

Kuba gjatë viteve ka strehuar të arratisur të ndryshëm të SHBA --s të konsideruar si refugjatë politikë, veçanërisht anëtarëve të grupit Black Panthers dekada më parë. Snoëden i cili kërkohet nga SHBA-ja nën akuzat se ka publikuar informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes amerikane besohet se ndodhet në zonën e tranzitit të një aeroporti të Moskës.

Venezuela dhe Bolivia i kanë bërë oferta për azil Snowden-it, ndërsa Nikaragua është duke shqyrtuar një kërkesë për azil nga ai.