Sheqerinska: Vetëm me LSDM-në në pushtet, mund të fillojnë negociatat me BE-në

2015-08-21 0

LSDM-ja ka alternativë fituese për Maqedoninë sa i përket integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, por kjo mund të realizohet vetëm me LSDM-në në pushtet. Kështu ka deklaruar Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetare e LSDM në intervistë për radion Evropa e Lirë. Sipas saj për problemin e emrit nevojitet që Maqedonia të jetë më aktive duke kërkuar takime, duke ofruar zgjidhje dhe duke dhënë propozime para faktorit ndërkombëtar si Uashingtoni, Brukseli, Londra, Parisi e Berlini.

"Ne vlerësojmë se për momentin për Maqedoninë kompromisi është më i mirë edhe për veçantit e saja nacionale, për ardhmërinë e saj, integrimin dhe qytetarët e saj. Por ajo zgjidhje nuk guxon ta cenoj identitetin nacional dhe interesat tona dhe jemi të bindur se me vullnet politik mund të arrihet deri te një zgjidhje e tillë por ne nuk jemi në tavolinën negociuese. LSDM edhe në të kaluarën ka treguar se kur është e nevojshme merr vendime dhe merr përgjegjësin për ato vendime dhe kemi paguar edhe çmimin politik", deklaroi Radmilla Sheqersinka zv/ kryetare e LSDM.

Sheqerinska madje ka thënë se pikërisht LSDM-ja në pushtet mund të gjej mënyrë për të filluar negociatat me BE duke përmirësuar situatën aktuale në vend sa i përket sferave të ndryshme shoqërore e në veçanti lirisë së mediave si një ndër temat kyçe.

"LSDM si pushtet do të gjejë mënyrë që Maqedonia t'i filloj negociatat me BE. E para për shkak të asaj se në Maqedoni do t'i përmirësojmë gjendjet pasi sot Maqedonia ka pozicion të vështirë jo vetëm për shkak të negociatave me Greqinë që i përgjigjet palës greke por për shkak të autogolave që qeveria i jep shtetit të vet. Marrëdhëniet ndaj mediave nuk është temë vetëm në Maqedoni për të flasin dhe e kritikojnë të gjitha institucionet evropiane nga të cilat kërkojmë mbështetje", tha Radmilla Sheqersinka, zv/ kryetare e LSDM.

Për realizmin e këtyre alternativave sipas Sheqerinskës nevojitet vullnet politik për t'i çliruar fillimisht qytetarët nga frika dhe më pas për t'i prezantuar ofertat ekonomike, sociale dhe të sferave tjera. Por për gjithë këtë nevojitet punë në teren dhe gjërat të thuhen drejtë para qytetarëve, ka thënë Sheqerinska. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange