Hyn në fuqi sistemi i ri i pikëzimit të lejes së drejtimit

2015-08-21 6

Do të mjaftonte që të kaloni 2 herë semaforin me të kuqe apo të kapeni nga policia 2 herë brenda vitit duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe do të rrezikoni të humbisni patentën.

Kjo ndodh pasi tashmë ka hyrë në fuqi sistemi i ri i pikëzimit të lejeve të drejtimit. Por për ekspertët ky ligj është i drejtë, por ka mangësi pasi nuk ka ende një faturë ekonomike.

Në intervistën për TV "A1 Report", eksperti Hoxha thekson gjithashtu se nëse realisht do të vihej në zbatim ky ligj do të ulte ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore.