EGJIPT - Mbështetësit e ish-presidentit egjiptian Morsi, të rrëzuar tashmë me grusht shteti, kanë zhvilluar disa mitingje proteste në mbështetje të tij, por, duket se janë qëlluar me armë. Incidenti ndodhi teksa turmat u mblodhën jashtë klubit të oficerëve të Gardës Presidenciale, ku Morsi besohet të mbahet. Si rrjedhojë, mediat vendase dhe të huaja raportojnë se ka disa të vdekur nga radhët e tyre. Protestat janë organizuar nga partia "Vëllazëria Myslimane", selia e së cilës mbahet e rrethuar nga ushtria.
Jeremy Bowen e BBC-së në vendngjarja thotë se ai e pa zjarrin që u hap drejt trumës.Të shtënat u drejtuan së pari pari në ajër, pastaj mbi turmat. Një burrë në të tridhjetat me një mjekër ra në tokë dhe kishte gjak në rrobat e tij, rrëfen korrespondenti.